MANCHESTER UNITED

Januzaj futet në listën e Ligës së Kampionëve
22 October, 2013 @14:23
Kosovari Adnan Januzaj është shtuar nga David Moyes në listën e tij për Ligë të Kampionëve, si futbollist i ekipit të të rinjëve.
Kështu, Adnani do të ketë mundësi që të debutojë edhe në garën më të madhe të futbollit ekipor europian në ndeshjen e nesërme ndaj Real Sociedadit në Old Trafford.
Manchester United ka katër pikë nga dy ndeshjet e para, ku fitoi ndaj Bayer Leverkusenit ndërsa barazoi me Shakhtar Donetskun si mysafir.
Kundërshtari spanjoll ndërkaq, ka rastin e fundit për t’u kthjellur pasi që ende nuk ka asnjë pikë të fituar dhe do të dojë që të shfrytëzojë maksimalisht mungesat në ekipin e David Moyesit.
Danny Welbeck, Tom Cleverley, Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinand pritet të jenë mungesat e Manchester Unitedit për ndeshjen e nesërme ndaj Real Sociedadit.