FERGIE

REUTERS
Futbollist i zakonshëm
22 October, 2013 @19:39
Autobiografia e Sir Alex Fergusonit do të bëjë bujë të vërtetë këto ditë. Afro tre dekadat e kaluara të tija në Manchester United, kanë shumë më shumë për të treguar sesa një libër autobiografik, por sidoqoftë Fergie ka futur detaje interesante aty.
“Frank Lampard është shërbyes i mrekullueshëm i Chelseat, mirëpo asnjëherë për atë nuk kam menduar se është futbollist i nivelit elit. Gerrard? Për mua është një mesfushor i zakonshëm. Shumë i zakonshëm. ‘Unë jam ndër të paktit që kam ndier se Steven Gerrard është lojtar i zakonshëm. Kur Scholes dhe Keane kanë qenë në ekipin tonë, Gerrard rrallëherë ka arritur të shutojë,” ka shkruar Ferguson në librin e tij autobiografik për dyshen e mesfushorëve ende aktiv, që konsiderohen ndër më të mirët në Angli.