GRUPI H

REUTERS
Milan e Barça, barazojnë
22 October, 2013 @22:59
Barcelona dhe Milan me barazim në San Siro i kanë vizatuar njëra-tjetrës rrugën për të dalë nga grupi i kampionëve.
Përkundër se Barcelona ishte dominuese në posedim gjatë gjithë ndeshjes, loja e tyre nuk arrinte të konkretizohej në disa raste, derisa Milan provonte gjithmonë nga kundërsulmet.
Golat erdhën në pjesën e parë dhe së pari shënoi Milan, kur Robinho përfitoi një top, pasoi te Kaka i cili ia ktheu bashkëkombasit të tij për epërsinë fillestare.
Barcelona barazoi me anë të Lionel Messit, i cili u harrua për një çast nga mbrojtja milaneze dhe Andres Iniesta projektoi një top për argjentinasin i cili në mes të mbrojtjes goditi për 1-1.
Më tutje Barcelona pati edhe disa raste, derisa Robinho u ngatërrua gjatë një kundërsulmi ideal për rossonerët.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Celtic mposhti Ajaxin në Skoci 2-1.
GRUPI H, Tabela aktuale
1 | Barcelona | 7p | ||
2 | Milan | 5p | ||
3 | Celtic | 3p | ||
4 | Ajax | 1p |