GRUPI F

REUTERS
Dortmund zbret në tokë Arsenalin
22 October, 2013 @22:44
Nënkampioni aktual europian, Borussia Dortmund i ka treguar forcën Arsenalit në Emirates të Londrës. Gjermanët kanë arritur të regjistrojnë fitore me rezultat 1-2 në Londër në saje të golave të shënuar Henrikh Mkhitaryan dhe Robert Lewandowski.
Pjesa e parë e ndeshjes i ka takuar në iniciativë dhe posedim, Borussias, ndërsa pjesa e dytë i ka takuar Arsenalit. Por, golat rrodhën nga gabimet, sidomos ato të pjesës së parë kur skuadrat shkuan në pushim 1-1.
E pak para fundit, në minutën e 82-të gjermanët me një kundërsulm të shpejtë nga krahu i djathtë, pas një krosimi të Kevin Grosskreutz, shënojnë nëpërmjet të një gjysmëvoleji të Robert Lewandowskit për t’ia shkaktuar humbjen e parë Arsenalit në grup.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Napoli ka mposhtur Olympique Marseille-in në Velodrome, 1-2.
GRUPI F, Tabela aktuale
1 | Borussia Dortmund | 6p | ||
2 | Arsenal | 6p | ||
3 | Napoli | 6p | ||
4 | Olympique Marseille | 0p |