CHAMPIONS LEAGUE

REUTERS
Në Rusi dëgjohet Aguero!
23 October, 2013 @20:08
Ndeshja e hershme e ditës në Champions League, ndërmjet CSKA Moskës dhe Manchester Cityt, përfundoi me fitoren e ekipit anglez.
Në të vërtetë, ndeshja filloi në të mirë të rusëve, të cilët kaluan në epërsi me golin e serbit Zoran Tosic në minutën e 32’.
Por vetëm dy minuta më vonë rezultati përsëri u ekuilibrua. Sulmuesi argjentinasi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, së pari shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1, e më pas shënoi edhe golin e fitores për skuadrën e tij.
Me këtë fitore, City tani ka gjashtë pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara në grupin D të Ligës së Kampionëve, derisa CSKA-ja mbetet në vetëm 3 pikë