REAL MADRID - JUVENTUS

Veç fitore për Realin
23 October, 2013 @22:32
Ndeshja filloi furishëm nga ana e madrilenëve, të cilët kaluan në epërsi që nga minuta e katërt me golin e Cristiano Ronaldos, i cili u shërbye bukur nga Angel Di Maria.
Rezultatin e barazoi spanjolli i Juventusit, Fernando Llorente, i cili shënoi nga afërsia në minutën 22’.
Gjashtë minuta më vonë vendasit përsëri kaluan në epërsi, kur Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë duke e dërguar kështu skuadrën e tij në pushimin 15 minutësh me rezultat të favorshëm.
Në pjesën e dytë qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ia lehtësoi punët e bashkëkombasit të tij në krye të Realit, Carlo Ancelottit, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën 48’ dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak.
Kjo ishte fitorja e tretë e Realit në po aq ndeshje në Ligën e Kampionëve, ndërsa për Juventusin humbja e parë pas dy barazimeve.