ZVICRA

REUTERS/Michaela Rehle
Faqebardhë me Shaqën
14 November, 2012 @11:41
Zvicra është definitivisht e varur nga Xherdan Shaqiri. Edhe në ndeshje miqësore Shaqiri ishte 100% serioz dhe profesional, ndërsa koncentrimin e mbajti deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Shaqiri ishte njëri ndër 4 futbollistët që nuk u zëvendësuan në ndeshje, ndërsa këtë ai ia shpagoi Hitzfeldit dhe Zvicrës me një gol alla fluturim aeroplani në minutën e 95-të ndaj Tunisit për t’i mposhtur ata 1-2 në Tunis në sekondën e fundit të ndeshjes.
Hitzfeld hyri në fushë duke aplauduar për golin e bukur, për rezultatin, për fitoren, për kosovarin e Zvicrës, për Xherdanin - që i ktheu buzëqeshjen në fund të ndeshjes, të cilin sikur e dinte që do ta shpëtonte në fund.
REZULTATI:
Tunisi - Zvicra 1-2 (Harbaoui 60 - Derdiyok 40, Shaqiri 90+5)