Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDOS PËR TU LARGUAT NGA EKIPI

Fatih Karahoda ndahet me A&N

Fatih Karahoda/ TOPSPORTI/ D. S.

Fatih Karahoda ndahet me A&N


13 January, 2023 @14:39

Përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë personale të rrjeteve sociale, trajneri i deritashëm i A&N-së, Fatih Karahoda, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me ekipin.

Duke falenderuar kryetarin e klubit dhe lojtarët për besimin, ai ka thënë se po largohet nga ekipi me tre fitore të arritura rresht, duke shpresuar që forma e njëjtë të vazhdojë me ekipin.

“Dua t’ju njoftojë që ditë më parë kam vendosur të mos vazhdojë të drejtojë skuadrën A&N. Falenderoj kryetarin për besimin që kishte te unë. Ndërsa dy herë më shumë falenderoj futbollistët që me angazhim e disiplinë ma bënë më të lehtë të arsyetojë këtë besim. Po largohem me tre fitore rresht, duke shpresu që klubi të vazhdojë me këtë ecuri pozitive,” shkroi Karahoda në njoftimin e tij.

A&N ka qenë aventura e parë për Karahodën si trajner i parë i ekipit, ndërsa më parë kishte punuar te Liria si ndihmës-trajner.

A&N përgjatë gjithë stinorit vjeshtor ka arritur në total pesë fitore, prej të cilave tre me Karahodën në krye të ekipit. Skuadra ka mbyllur pjesën vjeshtore të stinorit në pozitën e tetë të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi A.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë