Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESË NË SHTABIN TEKNIK

Fatih Karahoda përforcon shtabin teknik të A&N-së

Fatih Karahoda, ish-lojtar dhe ish-ndihmës trajner i Lirisë, kalon te ekipi rival i qytetit, A&N/ TOPSPORTI/ D. S.

Fatih Karahoda përforcon shtabin teknik të A&N-së


4 October, 2022 @16:31

Sulmuesi i njohur i disa skuadrave të Superligës që në vitet e fundit ka nisur zejen e trajnerit, Fatih Karahoda, është emëruar si ndihmës në shtabin teknik të skuadrës A&N që drejtohet nga Nazmi Rama.

Karahoda, që ka luajtur me sukses në karrierën e tij për Lirinë, Besën, Feronikelin, Vëllaznimin, Gjilanin, etj. nisi punën si trajner ndihmës te Liria, ku ishte pjesë e klubit në stinorin e kaluar.

Ndërsa tash e tutje ai me licensën B të UEFA-së karrierën do ta vazhdojë te ekipi tjetër i qytetit, A&N.

Fatih Karahoda

“Fatih përndryshe si master i fakulltetit në edukatë fizike dhe sport ushtron edhe detyrën e arsimtarit në njërën nga shkollat në Prizren, gjithashtu është i pajisur me UEFA Licensën B. Me përvojën e tijë dhe me njohuritë e tijë puna e Nazit do bëhet më e lehtë duke i bashkangjitur këtu edhe trajnerin e Juniorëve, Refet Mullallari që është pjesë e shtabit teknik të trajnerit Rama. Mirë se vjen, Fatih Karahoda,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i A&N-së.

A&N në xhiron e radhës ndeshet ndaj Rahovecit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë