Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMBOLL

Fatih Terim largohet nga Galatasaray

Fatih Terim largohet nga Galatasaray


10 January, 2022 @14:45

Trajneri i njohur turk, Fatih Terim, prej sot edhe zyrtarisht më nuk është trajner i rekord-kampionit të Turqisë, Galatasaray.

Skuadra nga Stambolli përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se pas mbledhjes së Bordit ka vendosur që miqësisht të ndajë rrugët me trajnerin, që klubi e cilëson si legjendar.

Kjo ka qenë epoka e katërt e Terimit me ekipin e tij të zemrës, ndërsa ka pasur bilans prej 176 ndeshjeve, ku ka shënuar 97 fitore, 35 barazime dhe 44 humbje. Vetëm përgjatë kësaj periudhe Galatasaray me Terimin ka fituar 2 herë Superligën turke, 1 Kupë të Turqisë dhe 1 Superkupë turke.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League