STAR OF THE GAMEWEEK XXIII
Fatlum Gashi (KF Drenica) - Ylli i javës (23)
7 March, 2022 @12:40
Futbollisti i Drenicës, Fatlum Gashi, ka marrë çmimin e Yllit të javës 23 të Superligës së Kosovës që ipet nga FFK dhe sponsori i Superligës, BKT.
Mesfushori i kuqezinjëve nga Skenderaji ka qenë njëri ndër më të dalluarit në përballjen që skuadra e tij e fitoi ndaj ish-kampiones, Drita, ndërsa ai ka shënuar edhe një gol në këtë përballje, që i dha avantazhin Drenicës.
Kjo është hera e parë në karrierë të Fatlum Gashit që ai merr këtë çmim, ndërsa sa i përket Drenicës si ekip, kjo është hera e katërt që një lojtar i saj merr çmimin në fjalë, pasi që dy herë e ka marrë gjatë muajve të kaluar sulmuesi Kreshnik Uka. dhe një herë Genc Hamiti.