VËLLAZNIMI-FERONIKELI
Faton Maloku shpëton Niklin në Gjakovë
17 September, 2017 @17:56
Dueli ndërmjet Vëllaznimit dhe Feronikelit në Gjakovë ka përfunduar 0-0, ku ekipet ndanë pikët.
Derisa në pjesën e parë rastet ishin më të pakta, përkundër lojës së hapur të të dyja palëve, në pjesën e dytë gjithçka ndërroi në lojë.
Vëllaznimi u vërsul në portën e mysafirëve, përkarhur edhe nga qindra shikues në stadiumin e Gjakovës, derisa portieri Faton Maloku ka mbrojtur gjithçka që vinte rrezikshëm nga kuqezinjtë.
Egzon Gashi, Oliveira, Paolo Ivani e Nikson Memaj kanë pasur rastet më të mira në ndeshje për Vëllaznimin, por goli nuk erdhi dhe kështu ekipet ndanë pikët.
Te Feronikeli, rastin më të mirë në pjesë të dytë e kishte Mark Milicaj, ndërsa në të parën, Kreshnik Lushtaku nuk arriti të gjindet para portës vendase.