CHELSEA - ARSENAL
Pa gola në derbin e Londrës
17 September, 2017 @16:25
Me tensione të zakonshme, me shumë raste për shënim, me një karton të kuq, por pa gola është mbyllur derbi i sotëm i Londrës mes Chelseat e Arsenalit në ‘Stamford Bridge’.
Pjesa e parë kaloi më mirë për mysafirët, me rastin kryesor që erdhi për Ramseyn në fundin e pjesës së parë, kurse vendasit në këtë pjesë shpërdoruan një rast tejet të volitshëm përmes Pedros.
Në pjesën e dytë, më kërkuese u tregua skuadra e Chelseat, mirëpo goli nuk erdhi për asnjë moment dhe skuadrat u detyruan të pajtohen me nga një pikë, pikë e cila është e para për Arsenalin në ‘Stamford Bridge’ që nga fitorja 3-5 në vitin 2011.
Kur ndeshja ishte pranë fundit, me karton të kuq u përjashtua David Luiz, për ta vazhduar kështu traditën e përjashtimeve në këtë derbi të Londrës.
Sa i përket Xhakës e Mustafit, të dy ishin startues dhe zhvilluan paraqitje mjaft të mira, madje qendërmbrojtësit iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje, e në atë rast asistues ishte pikërisht Granit Xhaka nga goditja e lirë.