FATOS BEQIRAJ
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Fatos Beqiraj te skuadra e madhe polake
24 July, 2020 @20:50
Futbollisti me prejadhje nga Peja, e që luan për kombëtaren e Malit të Zi, Fatos Beqiraj, është transferuar te gjigandi polak.
Beqiraj ka nënshkruar kontratë deri në stinorin 2022 me skuadrën Wisla Krakow.
Fatosi së fundi ishte pjesë e skuadrës Maccabi Netanja. Ai në 54 ndeshje ka shënuar 20 gola.
Lojtari 32 vjeçar, gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadrat si: Besa, Buducnost, Dinamo Zagreb, Changchun Yatai, Dinamo Minsk, Dinamo Moscow.