KAMPIONI NË OHËR

Faza e dytë për Ballkanin, në Ohër
21 June, 2022 @13:02
Nis faza e dytë e përgatitjeve për Ballkanin e Suharekës, kampionin e Kosovës në futboll.
Klubi ka bërë të ditur se ekipi ka arritur në Ohër dhe aty do të kryejë fazën e dytë përgatitore, para ndeshjeve ndërkombëtare që do t’i ketë në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve.
Gjithashtu, klubi ka bërë të ditur se të mërkurën në 17:30 Ballkani do të zhvillojë një miqësore me Llapin atje.