Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PROJECT RESTART

Faza e parë: Ndalohen ndërhyrjet, dezinfektohen topat, shtyllat…

Faza e parë: Ndalohen ndërhyrjet, dezinfektohen topat, shtyllat…


13 May, 2020 @2:04

Premier Liga ka filluar me hapat e para drejt rikthimit të futbollit në Angli.

Me atë që ka mësuar BBC bëhet e ditur se në fazën e parë, sipas protokollit, stërvitjet do të mbahen maksimalisht 75 minuta për ekip.

Ekipi duhet të jetë i ndarë me nga maksimalisht 5 futbollistë në qendrën stërvitore, ndërsa në stërvitje janë të ndaluara ndërhyrjet.

Gjithashtu, topat, flamujt e goditjeve nga këndi, shtyllat, fushat e lojës - të gjitha të dezinfektuara rregullisht pas secilës stërvitje.

Për më tepër, të gjithë lojtarëve u është bërë e ditur se nuk guxojnë të marrin askënd me vete përgjatë rrugëtimit të tyre drejt qendrës stërvitore.

Pika e vrojtimit të vazhdueshëm përfshin edhe testimin e rregullt të lojtarëve për COVID-19. Ata do të testohen dy herë në javë, ndërsa sa herë që futen në qendër stërvitore do të plotësojnë pyetësorin para-stërvitor të hartuar nga mjekët dhe do të bëjnë matjen e temperaturës.

Premier Liga po planifikon të rikthehet me ndeshje më 12 qershor.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League