Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 2-1 LLAPI

Fazliu dhe Ramadani sjellin fitoren e parë të Ferizajit

Fazliu dhe Ramadani sjellin fitoren e parë të Ferizajit


11 September, 2022 @19:01

Ferizaji pas gjashtë xhirosh në Superligë, ka arritur të shijojë fitoren e parë kampionale. Ekipi që u bë fitues i Ligës së Parë Grupi B në stinorin e kaluar dhe kaloi direkt në Superligë, më në fund ka arritur t’i gëzojë tifozët e shumtë në stadium, pasi që sot me një lojë të mirë të treguar ka mposhtur Llapin jashtë forme, Ferizaji 2-1 Llapi [Astrit Fazliu 29pen., Ramush Ramadani 42 - Ilir Krasniqi 73].

Fitorja e Ferizajit doli që u vendos në pjesë të parë të ndeshjes, pasi që pas golit të shënuar nga penalltia nga Astrit Fazliu me përvojë, ka qenë Ramush Ramadani që coi ekipin në zhveshtore me rezultat dhe epërsi të rehatshme, 2-0.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Llapi pati më shumë se loja, tentoi disa herë, por një gol i anuluar për ofsajd shënuar nga Gerhard Progni dhe disa raste të pakonkretizuara bën që ekipi i Tahir Batatinës të kënaqet me gol të nderit në fund, shënuar nga Ilir Krasniqi, që qëlloi me kokë pas asistimit të Festim Alidemës.

Llapi tashmë është në krizë të rezultateve pasi që ka tri humbje radhazi, derisa Ferizaji më në fund ka arritur fitoren, që e bën të kërcejë në pozitë të gjashtë të renditjes, me 6 pikë nga 6 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga