NGA MAN UTD
Fener, para një transferi të rëndësishëm
18 June, 2015 @21:46
Krahu i Manchester Unitedit, që stinorin e kaluar luajti te Sportingu i Lisbonës si huazim, Nani, është në bisedime të avancuara me nënkampionin e Turqisë, Fenerbahçen.
Njoftimin e ka bërë të ditur NTV Spor sot, derisa ka filmuar menaxherin e Nanit duke u futur në takim me drejtuesit e Kanarinave të Stambollit.
Fenerbahçe deri më tani në radhët e veta përveç Simon Kjaerit ka shtuar edhe Fernandaon nga Bursaspor.