Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Fenerbahçe ka refuzuar disa oferta për Muriqin

Fenerbahçe ka refuzuar disa oferta për Muriqin


6 May, 2020 @23:20

Fenerbahçe dëshiron të përfitojë mirë nga sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi dhe ofertat që kanë qenë “qesharake” sipas tyre - tashmë janë refuzuar ka bërë të ditur sot Fotomaç, e përditshme sportive turke.

“Kryesia e Fenerbahçes për përmirësimin e gjendjes financiare ka marrë parasysh ofertat e ardhura në klub për kosovarin Muriqi. Për sulmuesin e klubit verdhekaltër ka pasur oferta nga Anglia dhe Italia, por të gjitha që kanë qenë deri në 5 milionë euro janë refuzuar menjëherë,” ka bërë të ditur gazeta në numrin e sotëm të saj.

Muriqi Vedat

Përndryshe, e përditshmja tjetër turke Posta ka shkruar se vendimin përfundimtar për Muriqin do ta sjellë trajneri i ri i klubit.

Fenerbahçe është në bisedime të avancuara me trajnerin e deritashëm të Dinamos së Zagrebit, Nenad Bjelica.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League