Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERGUSON-PARDEW

Fergie duhej të dënohej

REUTERS/Eddie Keogh

Fergie duhej të dënohej


28 December, 2012 @14:35

Kryetrajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është inkuadruar gjithashtu në debatin e nxehtë ndërmjet kolegëve të tij nga Manchester United dhe Newcastle United

Wenger mendon se Alex Ferguson do të duhej të ndiqet nga Federata Angleze pas gjesteve të tija.

“A duhet të sillemi ashtu? Jo. Unë nuk sillem gjithmonë si duhet dhe a është ky shembull i keq, prapë, po. Mesazhi është këtu: a shihet keq në fotografi pas ndeshjes sjellja juaj? Po. A duhet të sillemi më mirë? Po. E atëherë, duhet edhe të dënohemi. Nuk ka të bëj kjo me mua apo me Fergusonin, por rregullat janë rregulla dhe kaq. Rregullat vlenë për të gjithë, për njërin po e tjetrin jo, kështu nuk bën,” ka thënë Wenger sot transmetojnë mediat angleze.

Incidenti ndodhi kur Ferguson reagoi ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit Mike Dean, pasi që ai anuloi pozitën jashtë loje dhe pranoi golin e Newcastle në ndeshje ndaj Manchesterit.


 
Të gjitha lajmet nga