FERIZAJ - VUSHTRRIA

Foto: FC Ferizaj
Ferizaj e Vushtrria ndajnë pikët
19 September, 2021 @18:05
Pa fitues është mbyllur dueli i luajtur sot në Ferizaj mes skuadrës vendase së Ferizajt dhe Vushtrrisë mysafire.
Takimi mes skuadrave në fjalë u mbyll 1-1.
Goli i Vushtrrisë sot u shënua nga futbollisti Etrit Halimi, kurse golshënuesi i Ferizajit ishte Kenan Orana (20’).
Ferizaj sot u drejtua nga trajneri Sherif Topalli, kurse që nga nesër në krye të skuadrës do të jetë Arbnor Morina, zyrtarizimi i të cilit u bë pak ditë më parë.