Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA - FERIZAJ

Ferizaj mposhtë Vllazninë, mban hapin me liderët

Foto: FC Ferizaj

Ferizaj mposhtë Vllazninë, mban hapin me liderët


24 October, 2021 @15:21

Një fitore mjaft të rëndësishme në Grupin B të Ligës së Parë ka shënuar sot Ferizaj.

Skuadra e Ferizajt triumfoi 1-2 ndaj Vllaznisë nga Pozherani. Për Ferizajn golat sot u shënuan nga Behar Bardhi dhe Çlirim Kashtanjeva.

I pari në epërsi kaloi Ferizaj me gol të shënuar rreth minutës së 25’, e më pas Vllaznia barazoi në 1-1, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.

TABELA AKTUALE

Në minutën e 50’, Ferizaj e riktheu epërsinë, duke shënuar për 1-2, e më gola nuk u shënuan dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve.

Kjo fitore bën që Ferizaj ta mbajë hapin me liderët e Grupit B, kurse Vllaznia momentalisht është e gjashta në këtë grup.

Xhiron që vjen, Vllaznia e Pozheranit udhëton në Prishtinë për të luajtur me Flamurtarin, kurse Ferizaj luan ndaj Ramiz Sadikut gjithashtu në kryeqytet.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë