Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E PARË

Ferizaj vendos përfundimisht që të mos luajë këtë javë

Ferizaj vendos përfundimisht që të mos luajë këtë javë


2 April, 2021 @20:03

Gjendja e rëndë financiare te skuadra e Ligës së Parë, Ferizaj, nuk ka ndërmend të përmirësohet.

Paralajmërimi prej më shumë se dy javë për bojkot të ndeshjeve shkaku i mos pagesës së lojtarëve, përfundimisht pritet të zbatohet në këtë fundjavë.

Lojtarët e Ferizajt nuk kanë marrë rrogat e tyre që nga muaji nëntor, ndërsa as premtimet e fundit të kryesisë për kompenzimin e pagave nuk është zbatuar tashmë e një javë.

Si rezultat i kësaj, futbollistët kanë vendosur që ta bojkotojnë ndeshjen e radhës që do të luhet përballë Kikës, duke mos dalur fare në fushë, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga kapiteni i skuadrës, Florim Berisha.

“Jemi lodhur me të vërtetë. Na kanë premtuar aksionarët që do t’i kryejnë pagesat, por deri tash nuk ka ndodhur një gjë të tillë. Tani kemi vendosur seriozisht të bojkotojmë ndeshjen kundër Kikës dhe nuk do të dalim në fushë fare. Vendimi i fundit dhe i prerë është sepse është mbushur kupa më”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se dy javë më parë skuadra e Ferizajt ishte ndihmuar simbolikisht me 3 mijë euro nga këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, me qëllim të lehtësimit të gjendjes së rëndë financiare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë