B: VLLAZNIA 1-2 FERIZAJI
Ferizaji arrin fitoren e parë të stinorit
11 October, 2020 @18:47
Skuadra e Ferizajit ka arritur fitoren e parë të stinorit në Ligë të Parë B të Kosovës, duke i shkaktuar humbjen e dytë Vllaznisë së Pozharanit.
Ferizajasit kanë shënuar fitore në momentet e fundit të ndeshjes kur Ramush Ramadani shënoi për fitore dhe vendosi rezultatin përfundimtar të takimit 1-2 [n.n. 20 - Kenan Orana 30, Ramush Ramadani 85].
TABELA AKTUALE dhe KALENDARI I GARAVE
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.
Me këtë fitore, të parën e stinorit Ferizaji është ngritur në kuotën e 4 pikëve dhe ka ikur nga pjesa e fundit e tabelës, derisa Vllaznia e Pozharanit që luajti si vendas sot në stadiumin e Sadovinës së Jerlive, ka mbetur pa fitore.