SJELLJA E TIFOZËVE
Ferizaji dënohet për shkak të hudhjes së shisheve drejt gjyqtarit
18 September, 2021 @17:20
Skudara e Ferizajit që pardje shkarkoi trajnerin Megzon Visoka për shkak të rezultateve jo të mira dhe dje emërtoi Arbnor Morinën si trajner të ri të ekipit, është dënuar në të holla për shkak të hudhjes së shisheve drejt gjyqtarit nga tifozët në tribuna.
Bardhekaltërit kanë marrë dënim prej një mijë eurove nga Komisioni Disiplinor i Ligës së Parë, ndërsa atë duhet ta paguajnë brenda tetë ditëve.
“KF ”Ferizaj”. Në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi B, xhiro e dytë ndërmjet KF ”Ferizaj” – ”Ramiz Sadiku”, në minutën e 72 pas ndëshkimit të lojtarit me karton të kuq nga tribunat hodhën shishe PVC në drejtim të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me të holla në shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1),” ka shkruar njoftimi lëshuar nga FFK lidhur me Vendimin e Disiplinores.