NË PRITJE
Ferizaji me shpresë në pranverë
19 January, 2015 @22:40
Skuadra që e përfundoi stinorin vjeshtor e fundit në tabelë të klasifikimit, Ferizaji, pret ditë të mira në pjesën pranverore të kampionatit.
Kështu, së paku ka paralajmëruar faqja zyrtare e këtij ekipi në Facebook, duke bërë të ditur se nesër Ferizaji pritet të emërojë kryetarin e ri të saj.
Me emërimin e kryetarit të ri pritet të vinë edhe përforcime në skuadrën e udhëhequr nga trajneri Rexhep Myrseli ashtu që të luftohet për mbijetesë në Superligë.
Ferizaji ka regjistruar vetëm tre fitore në 16 xhirot e para të stinorit 2014/15 në Superligë dhe ka shkuar në pushim dimëror si e fundit në klasifikim.
Ferizaji ka mposhtur këto tre skuadra në pjesën vjeshtore të kampionatit: Drenicën 3-1 në xhiron e tretë, Vëllaznimin 2-0 në xhiron e njëmbëdhjetë dhe Trepçën 3-1 në xhiron e dymbëdhjetë.
Shiko tabelën aktuale të Superligës