MAN UTD
Van Gaal vë në pritje Januzajn
19 January, 2015 @15:22
Përkundër se u kërkua nga Aston Villa dhe Real Sociedad, Adnan Januzaj, ende nuk është i lirë të huazohet te këto ekipe.
Sipas Paul Clennam, autor në Goal.com, Louis Van Gaal ka bllokuar largimin e parakohshëm të futbollistit me origjinë nga Istogu, për shkak se dëshiron ta dijë se si do të përfundojë afati kalimtar i janarit.
Besohet se Van Gaal është duke shikuar mundësinë që varësisht nga përforcimet e skuadrave tjera ta lëshojë Januzajn si huazim deri në fund të stinorit, shkruan autori në fjalë.
Januzaj 19 vjeç debutoi stinorin e kaluar në Premier League me Manchester Unitedin duke bërë bujë të madhe në Angli, sa me golat që shënonte aq edhe me meritat për lojën që e tregonte.
Përkundër se këtë stinor atij iu dha fanella me numër 11 (ish fanella e legjendës, Ryan Giggs), Adnani nuk ka arritur që të bind Van Gaalin për një vend në formacionin e Djajve të Kuq dhe tashmë çdo opcion për ‘të është i mundshëm, derisa vetë lojtari dëshiron të ketë më shumë minuta dispozicion në fushë.