Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERE

Ferizaji përmbyll verën me dy transferime të reja

Ferizaji përmbyll verën me dy transferime të reja


17 August, 2019 @15:01

Në fundin e afatit kalimtar, skuadra e Ferizajit ka bërë të ditura edhe dy përforcime.

Viktor Kuka, qendërmbrojtës, do të rikthehet te skuadra e Ferizajit, skuadër në të cilën ka luajtur edhe më parë, ndërsa transferimi tjetër është Adenis Shala, sulmues i ardhur nga skuadra e Feronikelit.

NDESHJET E XHIROS HAPËSE

Përveç tyre, skuadra e Ferizajit gjatë verës është përforcuar edhe me lojtarët Taulant Dajaku, Përparim Livoreka, Benjamin Emini, Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa, Behar Bardhi, Fatih Karahoda, Donat Kaçiu, Edon Sadriu, Alban Rexhepi, Ergon Hyseni, Asamoah Samuel, Prince K. Owsu, Nupaya Alhassan, Okyere Rockson e Dardan Jashari, ndërsa kryetrajner të stolit ka sjellë Bekim Isufin.

Në xhiron hapëse të Superligës Ferizaji do të jetë mysafir i Dritës, nesër me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga