Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ

Ferizaji rikthen edhe Edon Sadriun

Ferizaji rikthen edhe Edon Sadriun


9 June, 2022 @16:41

Skuadra e rikthyer në Superligë, KF Ferizaji, vazhdon të mbledhë të gjithë ferizajasit nga skuadrat tjera dhe pas disa lojtarëve të rikthyer, sot ka zyrtarizuar edhe rikthimin e Edon Sadriut.

Ky i fundit, ka qenë pjesë e Llapit për dy stinorët e fundit, ku ka fituar dy Kupa të Kosovës dhe një Superkupë, derisa më parë ka luajtur edhe për Gjilanin.

KF Ferizaji nuk ka bërë të ditur se për sa kohë ka nënshkruar me sulmuesin në fjalë, mirëpo i ka uruar mirëseardhje në ekip dhe suksese në klub.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga