Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI 2-2 ULPIANA

Feronikeli befason Ulpianën, së cilës iu anuluan 3 gola!

Feronikeli befason Ulpianën, së cilës iu anuluan 3 gola!


19 March, 2022 @16:29

Skuadra e Feronikelit, që është e dorëzuar në luftë për mbijetesë në Superligë, ka arritur të befasojë sot Ulpianën në shtëpi.

Të rinjtë e ish-kampionit kanë arritur që të sigurojnë një pikë në shtëpi, pas serisë së humbjeve, duke e befasuar Ulpianën që po lufton për mbijetesë në Superligë.

Ka qenë Ardi Qorri që ka shënuar sot dy herë për vendasit, njëherë për epërsi, ndërsa të dytën për të siguruar pikën për ekipin e drejtuar nga Faruk Elshani.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër Ulpiana e Edlir Tetovës përkundër mundit, u ndëshkua.

Pasi që kishin përmbysur epërsinë e “niklit” në pjesë të parë me golat e Iran Jr. si duket lipjanasve asgjë s’ia deshi sot dhe kështu pësuan barazimin e papritur, derisa as pas 7 minutave shtesë në ndeshje, nuk u ndërrua rezultati dhe ekipet ndanë pikët me përfundimtaren Feronikeli 2-2 Ulpiana [Ardi Qorri 27, 83 - Iran Jr. 34, 38].

Ky barazim, mund t’i kushtojë shumë lipjanasve në luftë për mbijetesë. Por, në anën tjetër sot as fati nuk ishte me ata, pasi që tri gola tjerë iu anuluan për shkak të pozitave jashtë loje!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga