DRENAS
Feronikeli mbetet edhe pa kryetarin e tij!
17 January, 2022 @14:33
Pas ndarjeve me lojtarë, tashmë KF Feronikeli, mbetet edhe pa kryetarin e deritashëm të klubit.
Përmes një njoftimi të botuar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i deritashëm i klubit nga Drenasi, Naser Ramaj, ka bërë të ditur se po ndahet nga klubi.
Në postimin e tij Ramaj ka përmendur si arsye pandeminë dhe ç‘ekulibrimin financiar, ndërsa letrën e tij të plotë mund ta lexoni si mëposhtë:
Kujtojmë, Feronikeli u bë tri herë kampion i Kosovës në dekadën e fundit, ndërsa së fundi është zhytur në krizë të madhe financiare që ka çuar deri në largimin e thuajse të gjithë lojtarëve që erdhën verës në klub.
Përndryshe, ekipi është në pozitë të fundit të renditjes tabelare dhe sipas mediave që citojnë zyrtarët e klubit thuhet se borxhi i klubit arrin deri në 700 mijë euro.