MIQËSORE

Feronikeli nuk djersitet kundër Ramiz Sadikut
31 July, 2017 @19:38
Skuadra nga Drenasi, Feronikeli, sot e mposhti Ramiz Sadikun në ndeshjen miqësore me rezultat 4-0.
Golat për Niklin i shënuan Qemail Elshani, Diar Prokshi dhe Mark Milicaj (2X).
Ish kampioni nën drejtimin e tash trajnerit të ri, Gani Sejdiu, kërkon rikthimin në krye të futbollit kosovar.