UEFA

Dënime për Unitedin, edhe një mungesë ndaj Realit
31 July, 2017 @16:05
Për shkak të thyerjes së rregullave gjatë testeve anti-doping në finalen e Europa Leagues sezonin e kaluar, UEFA sot ka vendosur që United të dënohet me 10 mijë euro.
Përveç dënimit të klubit, UEFA ka shpërndarë dënime edhe për dy lojtarë. Daley Blind u dënua me 5 mijë euro, ndërsa Phil Jones u dënua me 5 mijë euro + 2 ndeshje moslojë në garat evropiane. Arsyeja e dënimit të Phil Jones thuhet të jetë ‘gjuha e ashpër dhe fyerjet e përdorura ndaj zyrtarit në testet e kontrollimeve për doping’.
Dënimi i Jones nënkupton që Mourinhos do t’i shtohen edhe më tepër kokëçarjet para sfidës ndaj Real Madridit në kuadër të Superkupës evropiane më 8 gusht, kur dihet që edhe Eric Bailly është i suspenduar për shkak të kartonit të kuq në gjysmëfinalen e Europa Leagues, ndërsa edhe Marcos Rojo vazhdon tè mbetet i lënduar.