BARCELONA

“Nëse e dëshironi Neymarin, paguani deri në centin e fundit!”
30 July, 2017 @16:13
Vazhdojnë spekulimet për largimin e Neymarit nga Barcelona, ndërsa në lidhje me këtë gjë para mediave u shpreh Josep Bartomeu, presidenti i Barcelonës.
“Ne duam që Neymar të qëndrojë, mirëpo nëse ai dëshiron të largohet, ne nuk mund ta ndalim. Neymar ka një klauzolë dhe që ai të largohet, PSG duhet ta paguaj deri në centin e fundit.” - ishin fjalët e Bartomeut sot.
Se a do të largohet apo jo braziliani në fjalë, mbetet të shihet deri më 31 gusht.