ICC: CITY - SPURS

City ‘fshin’ Tottenhamin
30 July, 2017 @10:08
Josh Stones, Raheem Sterling dhe Brahim Diaz kanë shënuar nga një gol në një performancë dominuese të Manchester Cityt në fitoren 3-0 ndaj Tottenham Spursit, në mëngjesin e hershëm sot në kuadër të ICC në SHBA.
“E dimë që është ndeshje parasezonale, por kësi performance nuk kemi bërë në asnjë ndeshje të stinorit të kaluar në Premier Ligë. Kemi shfaqur cilësi dhe intensitet,” ka thënë Pep Guardiola pas fitores.
Kjo ka qenë fitorja e dytë e Cityt në ICC në 3 ndeshje të zhvilluara, ku përveç Spursit ka mposhtur edhe Real Madridin, ndërsa është mposhtur nga Manchester United.
Man City vs Tottenham 3-0 Highlights & Goals… by jason-pitt1