BERGIN MALIQI

Vllaznia ia merr edhe Maliqin Dritës
28 July, 2017 @18:58
Vllaznia e Pozharanit është bërë një Dritë e vogël. Së paku kështu mund të thuhet pas përforcimit të radhës të klubit që do të debutojë në Superligë këtë stinor.
Mesfushori i talentuar i deritashëm i Dritës, Bergin Maliqi, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Vllaznisë së Pozharanit, ndërsa marrëveshja me klubin është një vjeçare.
Vllaznia deri më tani ka marrë në radhët e veta mbi 5 lojtarë të Dritës së Gjilanit dhe dalëngdalë po strukturohet si ekip, derisa trajner ka ish-lojtarin dhe trajnerin e Dritës, Bekim Isufi, që së fundi ka punuar edhe si drejtor sportiv i Feronikelit.
Maliqi në stinorin e kaluar ka shënuar 1 gol në Superligë për Dritën.