NË SHKODËR

Alsid Tafili, vazhdoi me Vllazninë
Tafili vazhdon me Vllazninë
28 July, 2017 @0:43
Mesfushori që një kohë ka bërë karrierë edhe në Superligën e Kosovës duke luajtur për Lirinë e Prizrenit, Alsid Tafili, ka vazhduar kontratën me ekipin e Vllaznisë së Shkodrës, ka bërë të ditur ekipi shkodran.
Tafili ka vazhduar kontratën për një stinor me Vllaznisë dhe ka nisur punën me ekipin nën drejtimin e Armando Cungut ditë më parë.
Vllaznia dje vazhdoi kontratën edhe me sulmuesin e talentuar të ekipit, Arlind Kalaja.