MIQËSORE

Foto: Squawka
Dygolësh i Eder, Interi mposht Bayernin
27 July, 2017 @15:30
Pas humbjes nga Milani, Bayerni është mposhtur edhe nga Interi, skuadra tjetër nga qyteti i ‘modës’.
Fitoren zikaltërve ia siguroi Eder me 2 golat në 30 minutat e para të takimit, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes nuk prodhoi asnjë gol. Të dy golat e Interit u shënuan me kokë. Asistues te goli i parë ishte Candreva, ndërsa te i dyti kroati Perisic.
Kjo është miqësorja e fundit e Bayernit për sivjet në kuadër të ‘Asia International Champions Cup’, derisa Interit i mbetet edhe një miqësore ndaj Chelseat në ditët e ardhshme.
FC Bayern Munich vs FC Inter 0-2 All Goals… by riqezi