IZAIR EMINI

Mund t’i kthehet ish-ekipit
27 July, 2017 @14:34
Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Kukësit, Izair Emini, mund t’i kthehet ekipit të tij të dikurshëm, Shkëndija.
Njoftimin e kanë dhënë sot mediat tiranase, ndërsa është përcjellur edhe nga ato të Shkupit, lidhur me futbollistin 31 vjeç me përvojë.
Emini në dy stinorët e fundit ka qenë pjesë e Kukësit, ku erdhi nga Renova dhe vetëm në Kategorinë Superiore shënoi 18 gola për të kaltërit që për herë të parë u bënë kampionë të Shqipërisë.
Emini thuhet të ketë kërkuar afro 9 mijë euro në muaj për të nënshkruar me Shkëndijën, ndërsa totali vjetor i tij do të kalojë 100 mijë euroshin, ka shkruar sport.mk sot.