GRUPI I

BOROZANI/ Erdis Driza
Terim dorëhiqet
26 July, 2017 @15:55
Selektori i përfaqësueses së Turqisë në futboll, Fatih Terim, ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e tij.
Ai këtë e ka bërë në marrëveshje me Federatën e Futbollit të Turqisë (TFF), ndërsa arsyetimi i këtyre të fundit ka qenë se, trajneri Terim ka menduar që më së miri është të dorëhiqet, pas spekulimeve të ndryshme që s’kanë të bëjnë me futbollin e Turqisë të treguar në fushë.
Turqia së fundi e ka mposhtur Kosovën në kualifikime për Botërorin Rusia 2018 me rezultat 4-1 në Shkodër.