CHAMPIONS LEAGUE

Hasi me Olympiacosin, sonte në Beograd
25 July, 2017 @19:46
Me fillim nga ora 20:45, sonte Olympiacosi i Besnik Hasit do të udhëtojë në Beograd për t’u ndeshur me Partizanin në kuadër të kualifikimeve drejt Champions Leagues.
Kjo do të jetë ndeshja debutuese e gjakovarit Hasi si trajner i skuadrës greke, ndërsa Olympiacosi llogaritet favorit për ta kaluar këtë fazë
Siç dihet, Hasi tashmë veçse ka krijuar përvojë në këtë garë si trajner, pasi që para Olympiacosit ai ishte trajner i Anderlechtit në Belgjikë dhe Legias në Poloni.