ICC: CHELSEA-BAYERN

Bayern këndellet ndaj Chelseat
25 July, 2017 @15:58
Skuadra e Carlo Ancelottit, Bayern Munchen, pas humbjes së thellë nga Milan në International Champions Cup, ka mposhtur sot kampionin e Anglisë, Chelsea, për tu këndellur.
Bayern është treguar i rrufeshëm sot, duke shënuar tre herë për 26 minuta në portën e Chelseat, ndërsa më pas, ekipi londinez e tëra që arriti të bëj ishte ulja e epërsisë në 3-2.
Përforcimi i rëndësishëm i Chelseat, Alvaro Morata, ka debutuar për ekipin e tij të ri, duke u futur në lojë prej minutës së 64-të të ndeshjes.