PARA NDESHJES

Pamje nga stërvitja e Shkëndijës/ Foto: kfshkendija.com
Shkëndija e gatshme për Trakain
25 July, 2017 @9:41
Pas kalimit të dy raundeve kualifikuese të Europa Ligës, Shkëndija e Tetovës, tashmë është duke kryer përgatitjet e fundit para duelit ndaj Trakait lituanez, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë kualifikues në Europa Ligë.
Shkëndija eliminoi Dacian molldave dhe HJK Helsinkin finlandez, në raundin e parë dhe të dytë, ndërsa nesër marrin rrugë për në Lituani ku të enjten me fillim prej orës 18:30 ndeshen me Trakain.