ZYRTARE

Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Mendy te City
24 July, 2017 @14:28
Ashtu siç edhe spekulohej tash e sa kohë, Benjamin Mendy është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i Manchester Cityt.
Shuma e transferimit prej 52 milionë funteve ka bërë që Mendy të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit
Mendy zhvilloi një sezon fantastik si mbrojtës i majtë te Monaco, ndërsa kjo tërhoqi menjëherë interesimin e Guardiolës dhe lojtari në fjalë u transferua te City.