SHKODRAN MAHOLLI
Maholli me golin e parë për ekipin e ri
24 July, 2017 @12:28
Sulmuesi me origjinë shqiptare, i lindur në Suedi, Shkodran Maholli (24 vjeç) ka shënuar këtë xhiro golin e parë të tij në Allsvenskan për ekipin e Siriusit.
Goli i Mahollit ka qenë i rëndësishëm pasi që Sirius ka qenë në disavantazh në duel ndaj Hackenit (ish-ekipi i Mahollit) dhe ky ka shënuar për barazimin 2-2 në minutën e 75-të të ndeshjes.
Ky ka qenë goli i parë i Mahollit në elitën e futbollit suedez me ekipin e Siriusit, ndërsa skuadra e tij gjendet në pozitë të katërt të klasifikimit të Allsvenskan me 27 pikë, nga 16 ndeshje, derisa lider është Malmo me 37 pikë nga po aq ndeshje.