MIQËSORE

Foto: Squawka
Penalltitë vendosin, United mposht Realin në miqësore
24 July, 2017 @1:16
Me fitoren e Manchester United është mbyllur miqësorja mes Real Madridit dhe ‘Djajve të Kuq’ që u zhvillua sonte në California të SHBA-ve.
Të dyja skuadrat luajtën me shumë zëvendësime gjatë takimit, marrë parasysh faktin që ndeshja ishte e karakterit miqësor, ndërsa sa i përket rrjedhës së ndeshjes, të parët në epërsi kaluan anglezët me golin e shënuar nga Jesse Lingard, gol i cili erdhi pas një depërtimi fantastik nga Anthony Martial në krahun e majtë.
Për 1-1 shënoi Casemiro nga pika e bardhë pas një penalltie që u shkaktua nga Lindelof, ndërsa gola të tjerë nuk pati dhe fituesi u detyrua të përcaktohej pas penalltive, ku më të suksesshëm u treguan anglezët, edhe pse duhet përmendur fakti që të dyja skuadrat gjuajtën shumë dobët nga pika e bardhë.
Siç dihet, këto dy skuadra do të ndeshen edhe më 8 gusht në Shkup në kuadër të Superkupës së Evropës.
ALL GOALS HD Real Madrid 1-1 Manchester United… by fififilive