SHQIP NË DANIMARKË
Halimi titullar, pëson humbjen e parë të stinorit
24 July, 2017 @8:47
Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, që këtë stinor ka kaluar në elitën e futbollit danez, nga Mainzi gjerman, ka pësuar humbjen e parë të stinorit me ekipin e tij Brondby.
Halimi 22 vjeç ka nisur ndeshjen si titullar ndaj Nordsjellandit, por ekipi i tij është mposhtur 4 minuta para fundit të ndeshjes kur pësuan golin e tretë, për përfundimtaren 3-2.
Halimi, edhe në ndeshjen e parë të stinorit, kur Brondby mposhti Midtjyllandin ka qenë titullar, bile ka shënuar edhe gol në debutimin e tij, në fitoren 4-0.