MIQËSORE: VËLLAZNIMI-LLAPI

Përforcimet e Llapit sjellin fitore ndaj Vëllaznimit
24 July, 2017 @19:10
Miqësorja e zhvilluar sot në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Llapit i ka takuar ekipit nga Podujeva.
Llapi ka fituar në saje të golave të shënuara nga përforcimet e kësaj vere në skuadër, Mentor Zhdrella nga penalltia dhe Leart Emini. Zhdrella erdhi nga Feronikeli te Llapi, ndërsa Emini nga Besa.
Te Vëllaznimi ka debutuar përforcimi i ardhur nga Skënderbeu, Paolo Ivani, që ka asistuar në golin e skuadrës.
Zhdrella solli në epërsi së pari Llapin nga penalltia, për t’ia dhënë avantazhin fillestar Llapit.
Ndeshja në mes të pjesës së parë ka kaluar në shenjë të Vëllaznimit vendas. Kuqezinjtë e Gjakovës humbën dy raste ideale para portës llapjane, ndërsa në fund të pjesës së parë, ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi qëlloi shtyllën.
Në pjesë të dytë me hyrjen e Ivanit në fushë, Vëllaznimi barazoi, kur i huazuari nga Skënderbeu asistoi në golin e shënuar të gjakovarëve.
Por më pas Llapi shënoi edhe njëherë përmes Eminit, për të marrë fitoren në këtë miqësore.