JULIAN NAGELSMANN

Arritje e madhe për 30 vjeçarin
25 July, 2017 @8:49
Trajneri më i ri në histori të Bundesligës, Julian Nagelsmann, që po drejton Hoffenheimin aktualisht, ka marrë çmimin e trajnerit më të mirë të stinorit 2016/17 në Gjermani.
Ai ka fituar në votimet e Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Gjermanisë, që numëron 885 anëtarë, me 12 pikë më shumë sesa kolegu i tij 52 vjeçar, Christian Streich, trajner aktual i Freiburgut, ku luan mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi.
Nagelsmann më parë ka fituar edhe çmimin “trajneri i vitit 2016” në votat e lojtarëve profesionist por edhe “trajneri i stinorit” nga Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB).