MIQËSORE: TETEKS-LIRIA
Liria mposht edhe Teteksin
25 July, 2017 @6:05
Pas fitores së shënuar ndaj Laçit ditë më parë në miqësoren e zhvilluar në Pogradec të Shqipërisë, mbrëmë u bë e ditur se Liria e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka mposhtur edhe ekipin e Teteksit nga Tetova në Ohër të IRJ Maqedonisë. Borozani.com
Pas pjesës së parë të kaluar pa gola të shënuara, ku Shkëmbi kryesisht provoi lojtarët e rinj të skuadrës, në pjesën e dytë Liria shënoi të dyja golat e fitores, për përfundimtaren 2-0.
Së pari Stefan Kocev nga largësia shënoi për epërsinë e bardhezinjëve nga Prizreni, ndërsa Meriton Korenica vulosi fatin e miqësores, ku Shkëmbi në pjesë të dytë futi lojtarët e 11-shes kryesore të skuadrës.
Teteksi, sa për informatë stinorin që e lamë pas përmes barazhit shpëtoi Ligën e Dytë të futbollit maqedon.